Angjeli: I çuditshëm fakti se edhe pse rriten çmimet shtëpitë shiten

14 Shtator 2022 | 14:51

Ish-Ministri i Financave, Anastas Angjeli tha se është i çuditshëm fakti që edhe pse rriten çmimet e apartamenteve, këto të fundit shiten.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai u shpreh se faktorët që kanë ndikuar në blerjen e shtëpive janë rritja e çmimeve të lëndëve të para,  rritja e kërkesës së çifteve për të blerë shtëpi është rritur si dhe mundësia që ofron sistemi bankar për të dhënë kredi.

“Është e çuditshme se edhe pse çmimi rritet dhe shtëpitë shiten. Para disa viteve nuk shiteshin godinat. Shkaku i parë i rritjes së çmimeve është rritja e çmimeve të lëndëve të parë që përdoren në ndërtim. Kemi një rritje të çmimit të hekurit dhe padyshim dhe të lëndëve tjera. Së dyti është rritja e kërkesës për banesa sidomos nga familjet e reja dhe së treti është mundësia e sistemit bankar për t’iu ofruar kredi,“ – u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026