Dosja ‘339’, SPAK firmos 22 urdhër-arreste për komisionerët e tre qendrave të votimit në zgjedhjet e 2017

28 Korrik 2020 | 07:07

22 urdhër-arreste ka firmosur prokuroria e posaçme SPAK për vjedhjen e votimeve në zgjedhjet parlamentare të 2017 në Durrës.

Personat e arrestuar janë komisionerë të tre qendrave të votimit në Shijak dhe dy në Maminas . Sipas hetimeve këta persona kanë lejuar të votojnë persona të ndryshëm për qytetarë të cilët në atë kohë nuk ndodheshin farë në Shqipëri.

SPAK sqaron se në total janë rreth 50 vota të cilat janë futur në kuti në këtë formë.

Mbi këta persona rëndon akuza e votimit më shumë se njëherë ose pa u identifikuar. Për këtë çështje në prokurori u pyet edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë lokal.

Nga 22 urdhër arrestet e ekzekutuara për 11 persona është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, 8 arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje.

 

Lexoni gjithashtu:

Banda e Avdylajve kërcënoi me jetë punonjësit e burgut 313-të

Kundërshtuan kontrollin në qeli, autoritetet e burgjeve kërkojnë mbikëqyrje të veçantë për Avdylajt

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026