Ndërpritet Parlamenti, Felaj quan Jorida Tabakun ‘grifshë’
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për 2 minuta pasi kryetarja e seancës, Ermonela Felaj, i ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Jorida Tabaku duke e quajtur këtë të fundit “grifshë”.
Debati nisi pas një kërkesë për procedurë që deputetja e PD kërkoi në përgjigje të fjalimit të kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla.
Kryetarja Felaj në fillim hezitoi dhe më tej ia dha fjalën deputetes Tabaku për procedurë.
Ndërsa Jorida Tabaku nisi të fliste për procedurë, kryetarja e seancës i ndërpreu fjalën në mes dhe më tej në replikë me të e quajti “grifshë”.
Tabaku e rimori më tej fjalën dhe i kërkoi 2 minuta pushim sikundër premtoi që do të firmoset një kërkesë për masa që duhet të marrë parlamenti ndaj kryetares së seancës Felaj. Ajo kërkoi që Felaj t’i kërkojë ndjesë publike për fyerjen e kryer publikisht ndaj saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta