Rusia kërkoi lirimin e kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiç
Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka kërkuar lirimin nga burgu të kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiçit.
Me anë të një postimi në Twitter të ministrisë ruse teksa komentohet gjendjen shëndetësore e Mladiçit, kërkohet lirimi i tij për arsye humanitare
“Ne kemi parë raportimet e mediave për shtrimin në spital të Ratko Mlladiçit, në Hagë, i shkaktuar nga përkeqësimi i shpejtë i shëndetit të tij. Ne besojmë se do të ishte vendimi i duhur që të lirojë Ratko Mlladiçin për arsye humanitare”, thuhet në reagimin e tyre.
Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës e Hercegovinës, i cili po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të dobët”.
💬#Zakharova: We saw media reports about the hospitalization of Ratko Mladić in Hague caused by the rapid deterioration of his health
We believe it would be the right decision for the Residual Mechanism to release Ratko Mladić on humanitarian grounds. pic.twitter.com/u4dIzNjSyq
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) September 15, 2022
Në qershor të vitit 2021, ishte konfirmuar dënimi i përjetshëm të Ratko Mlladiçit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë konfliktit të vitit 1992 deri në vitin 1995.
Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, kur forcat serbe të Bosnjës e Hercegovinës vranë rreth 8 000 burra, gra dhe fëmijë myslimanë në korrik të vitit 1995.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin