Në garë për deputet? Mentor Kikia kritik me Kuvendin aktual: Ka pësuar një regres të tmerrshëm

28 Korrik 2020 | 14:57

Hapja e listave zgjedhore nga shumë ekspertë shihet si veprim pozitiv, që sipas tyre do të prodhojë një Kuvend më përfaqësues dhe lidhja mes deputetit dhe elektoratit të tij do ishte më e fortë.

Drejtori i informacionit në Klan Plus, Mentor Kikia pak ditë më parë me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, u shpreh se është gati të kandidojë në zgjedhje si i pavaruar për të qenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. Ai tregoi detaje për këtë ide në studion e Euronews Albania.

Gazetari Kikia u shpreh se dëshiron të japë  kontribut në jetën politike, por shtoi se vendimi për të kandiduar si deputet ende nuk është zyrtarizuar.  

“Kam qenë aktiv normalisht në të gjitha debatet dhe polemikat, qoftë si pjesëmarrjes në studio, por dhe qëndrimeve në rrjetet sociale. Në një njëfarë mënyre jam marrë me politikë. E kam menduar se kundër një çështje të një te keqeje jo vetëm duhet që ta kritikosh, por kam shkuar përtej: tek propozimi i një zgjidhjeje. Për hir të së vërtetës, ofertat nuk kanë munguar, por nuk e kam parë asnjëherë. Për mua është profesioni i gazetarit i pari dhe i fundit që do të ushtroj në jetën time, edhe pse kam 27 vjet në profesionin e gazetarit dhe vazhdoj ta dua dhe më emocionon njësoj si në ditët e para. Nuk kam pikën e dyshimit për këtë gjë. Dëshira apo shprehja e një dëshire paraprake po e quaj, pasi ende nuk është marrë një vendim, pasi çdo gjë do të merret nga forma përfundimtare që do të marrë ligji zgjedhor. Nëse hapësirat dhe mundësitë për të depërtuar si kandidat i pavarur, pasi kam refuzuar të jem pjesë e partive politike do vazhdoj, jo sepse refuzoj partinë si strukturë dhe si organizim politik shoqëror, por refuzoj dhe jam kritik i mënyrës se si funksionojnë partitë politike, të cilat më shumë se parti janë ndërmarrje në dorë të liderit të tyre’, tha ai.

Ai u tregua shumë kritik për cilësinë e të bërit politikë në Shqipëri. Zoti Kikia theksoi se cilësia e Parlamentit shqiptar ka pësuar një regres të tmerrshëm. Sipas tij, politika në Shqipëri deri tani nuk është parë si mjet për të dhënë kontribut për përmirësimin e jetës së njerëzve, por për të bërë biznes me anë të kartonit të deputetit.

“Ajo që pranohet dhe që shikohet dhe s’ka nevojë për një ekspertizë të madhe është fakti që mënyra e të bërit politikë dhe cilësia e parlamentit ka pësuar një regres të tmerrshëm, duhej të ndodhte e kundërta. Ajo që unë kam kritikuar është pikërisht degradimi i politik-bërjes. Partitë politike ndërsa nuk evoluuan në demokracinë e brendshme, filluan dhe forcuan rolin e kryetarit që merr të gjitha vendimet. Nevoja e partisë për të patur gjithmonë para cash, për të financuar fushatën dhe për të blerë votat, kjo tendencë ofroi pranë partive njerëz me para. Ky është shkaku që sot ka në parlment shumë biznesmenë. Nuk jam kundër pjesëmarrjes se biznesit në politikë, absolutisht jo, por këta njerëz janë ofruar jo për shkak të dëshirës për të kontribuuar në politikë. Këtë njerëz të botës së biznesit iu afruan politikës jo për kontribut, por për të bërë biznes me kartonët e deputetit. Kjo bëri që në parlament të futen njerëz me rekorde kriminale”, shtoi Kikia.

Gazetari dhe drejtori i informacionit në Klan Plus nuk e fsheh dëshirën për të qenë pjesë e Kuvendit, ndërsa zbulon edhe arsyet reale, të cilat e kanë shtyrë ta mendojë seriozisht një gjë të tillë.

“Unë kam qenë dhe jam një kritik shumë i fortë i cilësisë së parlamentit dhe i degradimit se si kemi bërë politikë deri tani. Ka në parlament njerëz të mirë, edhe idealistë, por për fat të keq ka sunduar pjesa e keqe. Unë nëse gjërat do të shkojnë drejt kësaj ideje, padyshim që nuk do të kem asnjë paragjykim për të qenë pjesë e atij parlamenti. Ideja ime apo ideali im, nuk është thjesht për të qenë pjesë e parlamentit për një përfitim. Profesioni im është dhe do mbetet gazetaria. Unë dua të jap një kontribut”, përfundoi Kikia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026