Vija: Si shqiptarët shpërndajnë drogën përmes Ekuadorit, Shqipëria u ligjëron paratë

16 Shtator 2022 | 10:53

Gazetari Ermal Vija, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se shqiptarët kanë përdorur Ekuadorin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ai bëri me dije se pasi sigurojnë drogën nga vendi i origjinës, shqiptarët përmes Ekuadorit e shpërndajnë në vendet e tjeta.

“Shqiptarët kanë përdorur Ekuadorin për shpërndarjen e drogës, Aty shqiptarët merren me trafikimin e kokainës që e sigurojnë nga vendet e origjinës dhe më pas përmes porteve të Ekuadorit e transportojnë në vendet e tjera”- theksoi Vija

Sipas tij shqetësuese është futja e parave në Shqipëri, pasi sipas tij vendi ynë përdoret për pastrimin e parave.

“Paratë e paligjshme, ligjërohen në Shqipëri”- tha më tej ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026