Rihapja e pishinave, miratohet protokolli, por ende nuk ka datë për hapjen e tyre
Pas disa muajsh të mbyllur prej COVID-19 pritet që pishinat e hapura të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin e masave kundër COVID-19 që pishinat në ambientet e hapura duhet të ndjekin, ndërsa ende nuk ka një datë konkrete për rihapjen e tyre.
Menaxheri i pishinave, Ardian Topalli na tregon se moslejimi i hapjes së pishinave ka sjellë një sërë efektesh negative, ndërsa ende janë të paqartë për datën e rihapjes.
“Mund të themi se është një nga bizneset më të shkatërruara dhe më të goditura pasi është një biznes që një muaj e gjysmë jetëgjatësi ka në vit. Shikoni vetë gjendja sesi është, është një gjendje kaotike, akoma nuk ka një vendim të prerë”, thotë z. Topalli.
Sipas Topallit, mbyllja e pishinave ka ndikuar sidomos te notarët, të cilëve u duhet medoemos të stërviten.
“Kemi një problem të madh edhe me stërvitjen e notarëve, pasi notarët e kanë shumë të domosdoshëm stërvitjen nëpër pishina. Ka qenë një gjendje kaotike në këtë periudhë, ku asnjëri nuk e di çfarë bën, çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri. Një javë thoshin e hapim, një javë e mbyllim dhe akoma nuk është marrë një vendim final”, thotë ai.
Protokolli i masave ka përcaktuar se pishinat në ambientet e hapura duhet të përdorin 50% të kapacitetit, ndërsa largësia mes grupeve duhet të jetë të paktën 3.5 metra. Për menaxherët e këtyre bizneseve, ky protokoll është i zbatueshëm, mjafton që të rifillojë puna.
“Janë gjëra elementare, si në çdo biznes tjetër, matja e temperaturës, dyert të rrinë hapur mundësisht që mos kenë kontakte personat që vijnë. Është shumë i zbatueshëm, vetëm thjeshtë duhet që të japin OK, se është një kohë shumë e humbur. Po të flas nga përvoja më përpara, pishinat një muaj e gjysmë jetë kanë, gushti është 50% e kapacitetit, punon s’punon”, shprehet z. Topalli.
Sa i përket hapjes së pishinave në ambiente të brendshme, ato do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar, duke qenë se ende nuk ka një protokoll të përcaktuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet