Stacioni ‘jepet me qira’, kaos me transportin publik në Vlorë, ankohen qytetarët

16 Shtator 2022 | 12:43

Ne Vlorë, një nga qytetet e njohura si turizëm elitar për vizitoret e huaj dhe vendas, ne stacionet e autobusëve, nuk do te gjesh oraret apo itinerarin.

Por nëse di shqip,  patjetër qe do te gjesh një shtëpi me qira nëse je në kërkim për një të tillë.

Qytetaret presin duke hamendësuar se kur do te kaloje urbani i radhës, ndërsa të huajt pyesin vendasit se ku duhet të shkojnë për të arritur në destinacionin e kërkuar prej tyre.

“Dua të shkoj të autobusi i Sarandës. Nuk dimë si te shkojmë. Ka shume problem transporti publik, s’ka orare s’ka itinerar, gjë qe e kemi hasur edhe në qytete te tjera përveç Tiranës ku ka një park të madh autobusësh. Është shumë e vështirë për ne të huajt. Vlora është qytet turistik, duhet më shume informacion, jo të gjithë mund të udhëtojmë me taksi”, u shpreh një qytetare.

“E vështirë, nuk dimë si te shkojmë apo ku të shkojmë, erdhëm te ky stacion te pyesim si të bëjmë”, tha një tjetër.

Shqetësim për mangësitë e transportit publik është ngritur më herët edhe nga operatorët turistikë.

Me vendim të Këshillit Bashkiak janë të përcaktuara linjat si dhe oraret për transportin publik, por asnjëherë ato nuk u publikuan pranë stacioneve të qëndrimit.

Zyra e Shërbimit të transportit pranë Bashkisë Vlorë tha Euronews Albania se për momentin nuk ka një fond sa i përket tabelave elektronike,  por po shihet mundësia qe te vendosen tabela te thjeshta informuese.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026