‘Zbarkimi’ i DEA-s në Tiranë, avokati: Mbështetje për SPAK-un për të luftuar krimin
Avokati Idajet Beqiri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është një lajm shumë mirë që DEA ka “zbarkuar” në Tiranë, për t’i ardhur si ndihmë apo mbështetje SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.
“Është lajm shumë i mirë në kuadër të Reformës në Drejtësi. Kryelajmi ka qënë më shumë se 2 vjet më parë, ngritja e SPAK-ut. Është një ogur shumë i mire dhe zbarkimi i DEA-s. Këto i duhen SPAK-ut për të çarë në këtë rrugë që ka. Jemi një vend me një krim të organizuar në nivelet e larta dhe një korrupsion në nivelet e larta. SPAK-ut po i jepet mbështetetje”, u shpreh Beqiri.
Ai shtoi më tek se SPAK duhet të lëvizë me hapin e kohës me atë që kërkohet.
Për të ndihmuar strukturën e posacme anti korrupsion, në Shqipëri ka mbërritur një ekip nga agjensia amerikane kundër drogës.
Lajmi u bë me dije nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku diplomatja Yuri Kim është takuar me Brendan Leddy, një prej agjentëve special të DEA-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West