Manastirliu: Klubet e natës u kthyen në vatra të COVID-19. Përgatitemi për rritje të infeksionit në vjeshtë-dimër

29 Korrik 2020 | 09:58

Teksa prezantoi në Kuvend ndryshimet në Aktin Normativ për klubet e natës dhe penalitetet e tyre, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit dhe se do të ndërmerret çdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Vendosja e penaliteteve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre të cilat kanë pasur detyrimin në fakt që në krye të herës për të mos u hapur, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera, tek prindërit dhe tek të moshuarit apo tek ata më të dobëtit. Detyrimi që vendoset tani nëpërmjet këtij Akti Normativ, jo vetëm përcakton rritje të masës së penalitetit por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1-vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar se vendosja dhe miratimi i këtij akti normativ vjen padyshim në kohën e duhur për të forcuar instrumentet ligjore në funksion të zbatimit të masave anti-COVID, znj. Manastirliu tha se po përgatitet plani i masave për vjeshtë-dimrin, në rast të rritjes së numrit të rasteve.

“Ne po marrim masa parandaluese dhe ky akt normative vjen pikërisht në vijim të masave parandaluese. Por ndërkohë jemi duke u përgatitur për periudhën e vjeshtës dhe për periudhën e dimrit për të menaxhuar situatën, pasi, nëse do të kemi një neglizhim të zbatimit të masave, duhet të parapërgatitemi për një rritje të infeksionit të Covid19.

Jemi duke punuar për të fuqizuar akoma më shumë skuadrat lëvizëse tek Urgjenca Kombëtare, në funksion edhe të dhënies së shërbimit në banesë për qytetarët që kanë nevojë apo për ata të cilët do të kenë nevojë në të ardhmen. Po fuqizojmë kapacitetet tona spitalore universitare edhe ato rajonale.

Gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve Covid-3 dhe Covid-4. Ndërkohë që vijojmë të rrisim kapacitetet e testimit”, tha Manastirliu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026