I vranë të birin për një kondicioner, babai i jep fund jetës me fotoksinë

16 Shtator 2022 | 22:38

Një 63-vjeçar në Mallakastër ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Batjan Çelaj, babain e Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve, i cili u vra nga vellezerit Griseldo dhe Albano Kusi, në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.

Asokohe u raportua se i ndjeri Indrit Çelaj kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionerit. Por pas një konflikti të çastit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë, duke i marrë jetën.

Pas këtij krimi gjykata e Tiranës, dënoi me 12 vite burg Griseldo Kusin dhe me 2 vite burg vëllain e tij, Albano Kusi.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re”, ka thënë askohe Batjan Çelaj për vrasjen e të birit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026