Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rama: Duroni, përgjigjen do e keni shumë shpejt
“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati teksa u pyet për zhdukjen e Ervis Martianjt.
“Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha më tej Rama.
Prej më shumë se 1 muaj policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht xhaxhai.
Ky i fundit ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë së fundmi me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.
Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse
Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia
- 09:29 Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
- 09:27 Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse
- 09:25 Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia
- 09:20 Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratat
- 09:11 LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë
- 09:10 Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët