Nga Rrumbullaku te Martinaj, Rama përgjigjet për Euronews Albania| 5 zhvillime

17 Shtator 2022 | 16:31
  • ‘Grupi çiftelia’, Rama: Rrumbullakun e vendosëm me meritë

Vite më parë në media qarkulloi një foto e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, Tonin Vocajt, Agron Kuliçit, Nikolin Balës dhe biznesmenit Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Asokohe opozitë, mazhoranca e sotme, i vendosi këtij grupimi emrin “Grupi çiftelia”.

Lexoni për më shumë: ‘Grupi çiftelia’, Rama: Rrumbullakun e vendosëm me meritë

Edi Rama dhe Ervis Martinaj
  • Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rama: Duroni, përgjigjen do e keni shumë shpejt

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati teksa u pyet për zhdukjen e Ervis Martianjt.

“Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha më tej Rama.

Lexoni për më shumë: Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rama: Duroni, përgjigjen do e keni shumë shpejt

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
  • Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja, konfirmon Rama

“Po, është e vërtetë, i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm dhe ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, kur u pyet nga Euronews Albania nëse i ka kërkuar të heqë dorë nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Lexoni për më shumë: Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja, konfirmon Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
  • Deklarata e fortë e Kurtit: Në Kosovë mund të ketë luftë

Në një intervistë për gazetën kroate Vecernji list, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që të ketë luftë në Kosovë.

Si argument për deklaratën, ai ka sjellë në vëmendje stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë.

Lexoni për më shumë: Deklarata e fortë e Kurtit: Në Kosovë mund të ketë luftë

Situata në Tropojë
  • Rrugët e makinave jashtë funksionit, situata nga përmbytjet në Tropojë

Gazetari Ismail Buçpapaj raportoi nga Tropoja se situata me përmbytjet në këtë zonë po përkeqësohet.

“Janë bërë dëme kolosale, rrugët e makinave kanë dalë jashtë përdorimit, nga inertet që kanë ardhur nga ujërat”, u shpreh ai, teksa nënvizoi se reshjet vijojnë të bien me intensitet të lartë.

Lexoni për më shumë: Rrugët e makinave jashtë funksionit, situata nga përmbytjet në Tropojë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026