Moti i keq në Elbasan, rrëzohen pemë dhe uji del nga pusetat e bllokuara

17 Shtator 2022 | 18:17

Shirat e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme sporadike në Elbasan si rënie të pemëve dhe prezencës së ujërave nëpër rrugë si rezultat i bllokimit të disa pusetave.

Drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë Elbasan Ndriçim Sinani tregon se po monitorohen zonat të cilat kanë rrezik të lartë të përballen me problematika nga reshjet si lagjet 5 Maji e Dyli Haxhire si dhe zonat rurale të Shushicës, Shirgjan dhe Balldren.

I pyetur për rrezikun që kanoset nga dëmtimi i shtratit të përroit të Zaranikës, Sinani shpjegon se janë bërë ndërhyrje të pjesshme për ta mbajtur në kontroll rrezikun prej saj, por janë në pritje të fondeve nga pushteti qendror për t’i dhënë zgjidhjen e plotë të problemeve të këtij përroi.

“Edhe përroi i Zaranikës vazhdon të jetë shqetësim për ne pavarësisht se kemi bërë ndërhyrje të pjesshme dhe gjatë këtij viti do bëjmë ndërhyrje të tjera. Kemi hartuar projektin për zgjidhjen e plotë dhe përfundimtarepërroitZaranikës dhe jemi në pritje të implementimit të fondeve nga ministria e Bujqësisë dhe pushteti qendror,” – tha Sinani.

Problematika u raportuan edhe nga bashkia Peqin ku në zona te ndryshme të qytetit, si dhe në fshatrat Sheze dhe Gjocaj, pati ndërprerje të energjisë elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026