Ekonomia globale në rënie, FMN ngre shqetësimin: Po shtrenjtohen kostot e jetesës

18 Shtator 2022 | 12:03

Pas Bankës Botërore edhe Fondi Ndërkombëtar Monetar ka lëshuar alarmin se ekonomia globale po shkon drejt recensionit.

FMN thotë se politikat e bankave qendrore me rritjen e normave bazë të interesit si mjet për të luftuar inflacionin po shtrenjtojnë kostot e jetesës së qytetarëve dhe po ulin konsumin.

Fenomeni ka prekur edhe vendet më të zhvilluara të botës, ku në vlerësimin e FMN-së kriza e çmimeve të energjisë elektrike është faktori kryesor.

FMN kërkon që bankat qendrore të koordinojnë masat, ndërsa qeveritë të hartojnë paketa të gjera ndihme për shtresat në nevojë.

Në fund të javës ishte Banka Botërore që foli për kërcënimin e recensionit. Vlerësimet e dy institucioneve parashikojnë ulje të ndjeshme të konsumit dhe thellim të mëtejshëm të varfërisë.

Statistikat tregojnë një nivel mesatar prej 21 për qind të qytetarëve të kërcënuar nga varfëria në BE, ndërsa sipas INSTAT në Shqipëri kjo është 43 për qind. Shifra parashikohet të përkeqësohet nga kriza e çmimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026