Lirohen nga detyra tre zëvendësministre, mes tyre dhe Rovena Voda

29 Korrik 2020 | 18:32

Me urdhër dhe porosi direkte të kryeministrit Edi Rama janë liruar sot nga detyra tre zëvendësministre. Bëhet fjalë për zëvendësministren e infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinari, zëvendësministren e Drejtësisë Fjoralba Caka si dhe zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ajo që mbetet e paqartë lidhet me arsyet, të cilat e kanë çuar kryeministrin e vendit të lirojë nga detyra tre funksionaret në fjalë. Zonja Fjoralba Caka ka reaguar publikisht në faqen e saj në “Facebook”, ku thotë se arsyet e largimit janë personale.

 “Për arsye që nuk lidhen absolutisht me objektin e veprimtarisë së punës sime apo aktivitetit tim publik dhe tërësisht vetjake, më duhet që nga sot të tërhiqem nga funksioni im si Zëvendësministre e Drejtësisë. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, për nderin dhe privilegjin që më ofroi për të shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë. Është një mundësi e papërsëritshme të jesh sot mes proceseve më të rëndësishme shtetformuese të vendit dhe të të besohet hapësira që të japësh kontributin tënd modest, mbështetur në një vizion të qartë për një Shqipëri më të mirë”, thekson ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026