Rama mbron ndryshimet kushtetuese duke replikuar deklaratat e Yuri Kim

30 Korrik 2020 | 10:33

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend propozimet e socialistëve dhe opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën duke këmbëngulur se kjo është vendimmarrje që i jep vendit më shumë demokraci.

Ai iu drejtua ndërkombëtarëve dhe në veçanti ambasadores amerikane Yuri Kim duke thënë se “nuk i vinte mirë” nga deklaratat e tyre rreth nismës për të ndryshuar Kushtetutën.

Rama u drejtoi një mesazh ndërkombëtarëve duke theksuar se parlamenti është sovran, qeveria sovrane dhe pushteti i tyre gjithashtu sovran dhe se për ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemin zgjedhor, i takon Shqipërisë të zgjedhë pa e ndarë këtë çështje me askënd tjetër.

“Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit të Shqipërisë dhe i takon se çfarë bëjmë me sistemin zgjedhor. Është një vendim që nuk kemi pse ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as me ambasdorin e BE duke i respektuar këtu zot në vendin e tyre,” – tha Rama.

“Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, ambasadorit të BE-së, e Washingtonit, apo Parisit që prej 30 vitesh e kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona, nuk është përgjegjësia e tyre, ndaj ata meritojnë respekt, por kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do t’i ndjekim drejtuesit politik a do ta mbajnë apo jo fjalën, nuk më vjen mirë dhe kjo fjali është për çdo person në këtë vend që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet, vendin e vet, sepse e kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët, e cila është vazhdim e një historie të gjatë moskuptimesh mes shqiptarëve që kanë çuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme fare dhe që nuk e kanë lënë këtë vend të bekuar që të bëjë që populli të jetojë me dinjitet, dhe kjo votë është votë me dinjitet, është vendimmarrja jonë, tërësisht e përputhur me standardet ndërkombëtare, tërësisht e përputhur me nevojën për ta bërë Shqipërinë një vend më demokratik,” – theksoi më tej Rama.

Të mërkurën, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim kujtoi deklaratat e mëhershme që drejtuesit politikë i kishin bërë gjatë takimeve më të, se pavarësisht votimit ose jo të ndryshimeve kushtetuese, dialogu për reformën zgjedhore do të vijonte në mënyrë gjithëpërfshirëse në Këshillin Politik.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndryshimet kushtetuese, Ambasadorja Kim: Dialogu të vazhdojë pavarësisht vendimit të parlamentit nesër

Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri

Rudina Hajdari bën thirrje për votimin e listave të hapura: Ndryshim historik, në Kuvend nuk do vijnë më matrapazë

Sot votohen listat e hapura dhe heqja e koalicioneve, Këshilli Politik pa një marrëveshje pas 5 orë bisedimesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026