Sa e rrezikuar është Shqipëria nga sulmet terroriste? Hakerat publikojnë dokumentin

19 Shtator 2022 | 14:21

Hakerat kanë mundur të publikojnë një raport të Drejtorisë së Anti-Terrorit për periudhën nga 6-13 janar të vitit të kaluar, ku nënvizohet se niveli i kërcënimit të vendit tonë nga aktet terroriste, vijon të jetë i ulët.

Ndërkohë në të ndodhen edhe të dhënat sesa shqiptarë ndodhen në Siri, ku nënvizohet se në këtë shtet ka 105 individë, mes tyre 36 fëmijë.

“Sipas informacioneve që disponojnë strukturat e Policisë së Shtetit, aktualisht në Siri rezultojnë 105 individë nga këta 51 burra, 18 gra dhe 36 fëmijë.  Të ndara sipas statusit dhe vendit të ndodhjes janë:

Në territorin e Sirisë dyshohet se ndodhen 10 individë burra. Në kampet, e mara në administrim nga kurdët, ndodhen 37 individë, nga këta 10 gra dhe 27 fëmijë. Të burgosur janë 10 individë burra nga të cilët 1 dyshohet se ka vdekur dhe gjendja aktuale është  9 individë. Dyshohen se kanë humbur jetën 17 individë,  8 gra dhe 9 fëmijë. Të vrarë në front dyshohet se rezultojnë 31 individë burra. Të kthyer nga zonat e konflikt 24 shtetas nga të cilët janë 6 gra dhe 18 fëmijë”, thuhet në shkresë.

Ndërkohë hakerat kanë publikuar edhe emial-et zyrtare për planet për të eleminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026