Këngëtarja kërkon të shpallet agjente e huaj, i shoqi kritikoi luftën në Ukrainë
Këngëtarja ruse Alla Pugacheva, shumë e njohur që nga kohërat sovjetike, thotë se dëshiron të shtohet në listën e agjentëve të huaj të Rusisë në shenjë solidariteti me bashkëshortin e saj, i cili është shpallur i tillë nga autoritetet ruse.
Deklarata e Pugacheva në Instagram është një shuplakë nga një figurë e shquar ndaj zyrtarëve rusë.
Bashkëshorti i Pugacheva, këngëtari dhe prezantuesi televiziv Maxim Galkin, i cili ka kritikuar dërgimin e trupave ruse në Ukrainë, u shtua në listën e agjentëve të huaj nga ministria e drejtësisë me pretendimin se ka kryer aktivitete politike në emër të Ukrainës dhe marrjen e fondeve ukrainase.
Këngëtarja e cilësoi Galkinin një “patriot të vërtetë dhe të pakorruptueshëm”. Ajo ka kritikuar edhe luftën në Ukrainë duke u shprehur se vështirëson edhe më shumë jetën e qytetarëve rusë.
Sipas ligjit rus organizatat dhe individët që mendohet se janë të përfshirë në veprimtari politike që marrin fonde nga jashtë, shpallen agjentë të huaj. Termi mbart një kuptim të fortë poshtërues dhe nënkupton një kontroll të fortë të qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni