Avokati: Gazetarët të hulumtojnë si lëvizin të shumëkërkuarit, jo të kopjojnë

20 Shtator 2022 | 11:44

Avokati Arbër Hoxha thotë se prokuroria po zbaton ligjin që ndalon publikimin e dokumenteve që përbëjnë sekret shtetëror.

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati u shpreh se mediat mund të hulumtonin mbi bazën e dokumenteve të dala atje ku ka interes publik si afera korruptive, por jo materialin konkretisht.

“Asnjë material i publikuar deri tani nuk përbën interes publik. Gazetarët mund të bënin një punë hulumtuese se si lëviz Talo Çela 8 vjet në kërkim dhe jo të publikojnë materiale copy paste. Nëse marrin informacione copy paste do procedohen sipas ligjit. Jo të gjitha materialet e publikuara përbëjnë sekret shtetëror”, tha avokati.

Autorët e sulmeve kibernetike në Shqipëri kanë publikuar të hënën email-et zyrtare ku tregoheshin planet për të eliminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë, kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026