Putini më ka thënë se është i gatshëm t’i japë fund luftës, thotë Erdogan
Gjithçka që duam është që konflikti në Ukrainë të përfundojë në mënyrë paqësore.
Ky është qëndrimi rus sa i takon luftës në Ukrainë e sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Erdogan, i cili mbërriti në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha për rrjetin televiziv amerikan PBS se së fundmi është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Uzbekistan dhe ka pasur bisedime shumë të gjera me të.
“Dhe ai në fakt më tregoi se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike,” tha presidenti turk.
Sipas Erdogan, Turqia ka ndjekur një politikë të ekuilibruar midis Kievit dhe Moskës që kur Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës në shkurt dhe mbështet dëgjimin e të dyja palëve. Ai bëri të ditur gjithashtu se ka marrëveshje mes palëve ndërluftuese për shkëmbimin e 200 të burgosurve dhe sipas tij, ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
Erdogan beson gjithashtu se zgjidhja e paqes nuk duhet të lejojë Rusinë të mbajë një pjesë të territoreve që ka pushtuar në konfliktin e luftës me Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng