Lavrov: Rajonet pro-ruse të Ukrainës të marrin në dorë fatin e tyre

20 Shtator 2022 | 19:47

Kundërsulmi i suksesshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë që Kremlini të përshpejtojë planet për të aneksuar territoret e kontrolluara nga trupat e tij.

Të martën, krerët e administratave pro-ruse të rajoneve të pushtuara të Khersonit dhe Zaporizhias njoftuan mbajtjen e menjëhershme të një referendumi për bashkimin me Rusinë.

Sikurse në Luhansk dhe Donjeck, në Kherson referendumi do të mbahet mes datave 23 dhe 27 shtator. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov reagoi menjëherë.

“Që në fillim të operacionit special ushtarak dhe në periudhën që i parapriu atij, ne e thamë se njerëzit e territoreve në fjalë duhet të vendosin vetë për fatin e tyre. Dhe situata aktuale atje konfirmon se ata duan të jenë padronë të fatit të tyre”, tha ai.

Ukraina, që në dy javët e fundit ka rifituar sipërfaqe të konsiderueshme territori, i konsideron lëvizjet e Moskës si një tregues të dëshpërimit të saj, teksa sheh ushtarët që po arratisen në mënyrë kaotike që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase.

Një këshilltar i presidentit Zelensky deklaroi se zërat për aneksim janë një lloj “qetësuesi” për qytetarët rusë, të cilët po e kuptojnë se po e humbasin luftën.

Ndërkohë, në Izjum vijojnë hetime për krimet e mundshme të luftës të kryera nga trupat ruse. Në një pyll pranë qytetit të çliruar së fundmi janë gjetur 450 varre dhe shumë trupa të pajetë me shenja torture.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026