‘Shporruni vetë dhe jo filmat’, Robert Aliaj mesazh politikës
Kantautori Robert Aliaj thotë se është e nevojshme për shoqërinë shqiptare që të pastrohet politika.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Aliaj deklaroi se politika nuk është e interesuar për të bërë asgjë, madje as dekomunistizimin.
“Televizioni po i shfaq këto filma. Po i referohem televizionit se është televizioni që i shfaq. Në do bëhet çështje filmi, ka çështje më të mëdha. Ne jemi duke dënuar aktin, jo kriminelin. Nuk po merremi me ata që vendosën demokracinë dhe ishin të gjithë komunistë. Problem për shoqërinë shqiptare është të pastrohet politika. Të shporren njerëzit të cilët na e kanë nxirë jetën. Politika nuk ka interes të bëjë asgjë”, theksoi ai.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin.
Qëllimi i projektligjit, është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta