Perëndimi dënon planet ruse për referendumet në territoret e pushtuara në Ukrainë

21 Shtator 2022 | 07:14

Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.

Votimet janë thirrur nga zyrtarë të mbështetur nga Moska në katër rajone të Ukrainës, për të pyetur nëse ata duhet të bëhen pjesë e Rusisë, shkruan BBC.

SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve, të cilësuar sipas tyre si të rreme.

Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.

Planet për të mbajtur votime për pesë ditë, duke filluar nga e premtja, janë njoftuar në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk si dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug.

Kundërsulmi i suksesshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë që Kremlini të përshpejtojë planet për të aneksuar territoret e kontrolluara nga trupat e tij.

Të martën, krerët e administratave pro-ruse të rajoneve të pushtuara të Khersonit dhe Zaporizhias njoftuan mbajtjen e menjëhershme të një referendumi për bashkimin me Rusinë.

Sikurse në Luhansk dhe Donetsk, në Kherson referendumi do të mbahet mes datave 23 dhe 27 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026