Qytetarët në RMV kërkojnë një njësi zgjedhore, kualitet dhe përfaqësim në Parlament
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë ndryshime në modelin zgjedhor të shtetit. Ata pretendojnë të mos ketë më ndarje në disa njësi zgjedhore, por të ketë vetëm një. Gjithashtu kërkohet edhe që kandidatët për deputetë të dalin përmes listave të hapura. Këto janë dy prej kërkesave që rezultojnë më të shpeshta, pas një sondazhi të kryer nga Instituti për politikë evropiane, nëpërmjet anketimit të mbi një mijë personave dhe debatit publik të 129 qytetarëve të angazhuar në funksione publike.
“Përgjigja më e shpeshtë është se ka nevojë për një njësi zgjedhore por duke marrë parasysh se është një temë shumë komplekse, kemi dilemën nëse këto përgjigje për një njësi zgjedhore janë për shkak të përparësive të modelit të një njësie zgjedhore apo për shkak të pakënaqësisë që kanë qytetarët nga modeli aktual i gjashtë njësive”, u shpreh Simonida Kacarska, drejtoreshë e EPI.
Ideja për listat e hapura në zgjedhje parlamentare ku votuesit do të votonin për kandidatin e tyre të preferuar, e jo partinë politike, sipas qytetarëve të anketuar do të nxitë konkurrencën e shëndoshë brenda partive dhe do të prodhojë deputetë më kualitativ.
“Liderët e partive duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të promovuar lista të hapura brenda partisë së tyre dhe për të inkurajuar konkurrencë të shëndetshme mes kandidatëve potencialë për të zbutur konfliktet brenda partisë. KSHZ duhet të përgatisë dhe t’u ofrojë qytetarëve materiale edukative për votimin me lista të hapura, në mënyrë që të pakësohet rreziku i fletëvotimeve të pavlefshme për shkak të mos informimit për votim me lista të hapura”, tha ajo më tej.
Vëmendje i kushtohet edhe votës së diasporës. Sipas anketave, qytetarët janë shprehur kundër kufirit kufizuese prej 3 deputetësh që mund të dalin me votat e diasporës. Të dhënat e nxjerra nga hulumtimi do tu dërgohen autoriteteve për tu shërbyer gjatë diskutimeve dhe vendimeve për ndryshimet e Modelit Zgjedhor që vazhdon të diskutohet prej vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet