Kreu i Odës së Mjekëve në Kosovë jep alarmin: Sistemi shëndetësor ndodhet në prag kolapsi

31 Korrik 2020 | 14:32

Pandemia e Covid-19 vijon të rritet me ritme të shpejta në Kosovë, ndërsa në dy ditët e fundi 31 qytetarë kanë humbur jetën. Kjo panoramë e zymtë ka shqetësuar autoritete shtetërore, të cilat kanë deklaruar se situata është tepër e rëndë.

Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha në Euronews Albania se gjendja në Kosovë mbetet e rëndë. Sipas tij, shkalla e infektimeve është shumë e madhe jo vetëm në popullatën e gjerë, por edhe në personelin shëndetësor.

“E vërteta është se tani po mbajmë nën kontroll çfarë mund të mbajmë nën kontroll. Na brengosin shumë infektimet në popullatë, por edhe në personelin shëndetësor, që është alarmante në këtë moment”, tha ai.

Ai theksoi se masat kundër pandemisë nuk janë respektuar siç duhet, ndërsa kritikoi autoritetet shtetërore se nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim. Doktor Sejdiu dha alarmin se sistemi shëndetësor në Kosovë ndodhet në prag kolapsi.

“Detyra e shtetit është të marrë masa që janë të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë, por detyra më kryesore e politikës është të monitorojë respektimin e këtyre masave. Strukturat kanë hezituar për përdorin dorën e fortë, dhe këto masa janë injoruar. Në masë të madhe respektimi i masave lë shumë për të dëshiruar. Masat janë injoruar dhe prandaj kemi një situatë të tillë. Ne jemi në buzë të një kolapsi në sistemin shëndetësor”, shtoi ai. 

Lexoni gjithashtu: 

Bilanc i zymtë në Kosovë, 31 viktima në dy ditë nga COVID-19

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026