‘Bota po sheh krimet ruse në Ukrainë’, fjalimi i presidentit Biden në OKB

21 Shtator 2022 | 17:55

Presidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin e mbajtur në OKB pak minuta më parë, është ndalur gjatë në zhvillimet në Ukrainë. Ai e quajti luftën në Ukraine “brutale dhe të panevojshme”.

Biden tha se Rusia pushtoi fqinjin e vet, duke shtuar se Moska ka shkelur parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai deklaroi se bota duhet të shohë krimet që po kryhen nga ushtria ruse në Ukrainë.

Presidenti Biden tha se sot Putini ka bërë kërcënime bërthamore kundër Evropës, duke shtuar se Rusia po thërret më shumë ushtarë për të luftuar dhe se Kremlini po përpiqet të aneksojë pjesë të Ukrainës.

Biden kërkoi nga anëtarët e Asamblesë së OKB që të bashkojnë votat dhe të dënojnë aktet e Rusisë në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026