Paditet Donald Trump, ish-presidenti dhe fëmijët akuzohen për mashtrime financiare

21 Shtator 2022 | 19:33

Donald Trump dhe tre nga fëmijët e tij janë paditur të martën nga prokuroria e Nju Jorkut për mashtrim financiar përmes bizneseve familjare.

Sipas padisë, e komunikuar nga kryeprokurorja Letitia James, kompania “Trump Organization” ka kryer shkelje të shumta gjatë periudhës 2011-2021.

Zyrtarja e lartë i ka kërkuar gjykatës që të mos lejojë më ish-presidentin dhe fëmijët e tij të mbajnë poste drejtuese në asnjë nga bizneset e tyre në Nju Jork.

Konkretisht, zoti Trump dhe organizata e tij akuzohen për deklarim të rremë të vlerës së pronave të patundshme, për të siguruar hua bankare në kushte të favorshme.

“Me ndihmën e fëmijëve të tij dhe oficerëve të tjerë tek “Trump Organization”, Donald Trump rriti vlerën e pasurisë së tij me miliarda dollarë, për t’u pasuruar në mënyrë të padrejtë dhe duke mashtruar sistemin”, ka deklaruar kryeprokurorja James.

Ajo ka nënvizuar se ka informuar për akuzat prokurorët federalë dhe Shërbimin e Brendshëm të të Ardhurave.

Krahas ish-presidentit, organi i akuzës ka përfshirë tre fëmijët e tij të mëdhenj, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump, si bashkëpunëtorë në krim.

Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut ka shtuar më tej se përmes padisë synon të rikuperojë 250 milionë dollarë, që Trump Organization i ka fituar përmes mashtrimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026