“Ulin faturat”, Karakaçi: 510 familje instaluan pajisjet fotovoltaike

21 Shtator 2022 | 19:38

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, tha se instalimet e paneleve diellore, ulin çmimet e faturave dhe konsumin e energjisë elektrike.

“Masat mbështetëse janë dy llojesh. Një nga masat kryesore për uljen e konsumit të energjisë është një masë financimi direkte për abonentët familjarë për instalimin e paneleve diellore për ujin e ngrohtë. Kjo konsumon 30% të energjisë në familje. Kjo është një masë shumë e mirë dhe ndikon direkt në uljen e faturës së abonentëve familjarë dhe me uljen  e konsumit”- theksoi ai.

Ndër të tjera ai bëri me dije 510 familjarë kanë instaluar pajisjet fotovoltaike

“Ne kemi aplikuar dhe një ligj shumë mbështetës. Ne lejojmë deri në 500 KW kapacitet të instaluara. Aktualisht janë 510 abonentë familjarë dhe biznese që kanë instaluar panele fotovoltaike dhe kapaciteti i tyre në tërësi është 51 mega, 20% janë familjarë, 80% biznese”- shprehet ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022