Ambasada Amerikane: Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese të çohet në Komisionin e Venecias
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku mbështeti dërgimin e çështjes së Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.
“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor,” thuhet në deklaratë.
Interpretimet e ndryshme në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ndarë parlamentin me Presidentin, duke sjellë kështu një paqartësi mbi fatin e Kushtetueses, një institucion kyç në garantimin e zbatimit të ligjit më të lartë në vend, Kushtetutës.
SHBA e cilësoi reformën në drejtësi një nga prioritetet e saj në vend dhe tha se ringritja e Gjykatës Kushtetuese është një hap madhor në procesin e reformës në gjyqësor.
“Nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias,” bëri thirrje Ambasada Amerikane në Tiranë, duke shtuar se dakordësia dhe funksionimi i shtetit të së drejtës është në përputhje me aspiratat evropiane të vendit.
Në një përgjigje ekskluzive për Euronews Albania dy ditë më parë, Maja Koçijançiç, Zëdhënësja për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë së BE bëri gjithashtu thirrje për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, ku sugjeroi Komisionin e Venecias si mënyrën më efektive të zgjidhjes me përparësi të situatës.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset