Shkolla “përzë” fëmijët, 20 vjet pa vënë dorë në godinë, nxënësit ikin në qytet
“Ndodhem në shkollën Hajredin Haxhiraj, shkolla 9 vjeçare e fshatit Kërkovë, pjesë e njësisë administrative Qenër ne bashkinë e Vlorës. Vetëm 12 km larg qytetit të Vlorës kjo shkollë është ristrukturuar për herë të fundit në vitin 2002. Banorët shprehen se ata nuk kanë mundësi tu nisin fëmijët në Vlorë për shkak të kostove të larta janë të detyruar ti shkollojnë në ambientet e kësaj shkolle që siç e shihni nga pamjet është jashtë çdo parametri të lejuar.”
Për banorët një problem i tille ekziston prej vitesh ndërsa janë të detyruar nga kushtet ekonomike t’i shkollojnë fëmijët në këto kushte.
“Kam tre fëmijë dhe kanë shumë mungesa, mungesa e parë është se këta janë katër klasa bashkë. Shkolla nuk është në gjendje që të mësojnë këta fëmijë. Tani është ngrohtë po kur te ftohet si do ju vejë halli. Ne e paguajmë privatisht gazin për ngrohje. Kjo shkollë po vete 20 vjet në këtë gjendje. Do detyrohem ti çoj në Vlorë po janë tre fëmije nga 60 mijë lekë ( furgoni) i thonë 180, jemi edhe pa punë”
“Një vajzë e kam në shkollë të mesme në Vlorë. E kam thënë edhe njëherë te Euronews Albania, në 78 – 79 shkolla ka qenë ta puthje. Tani shikojeni vetë.”
“Janë bërë restaurime të pakta, madje një vit i kam salduar unë vullnetarisht kangjellat. Ata që s’kanë mundësi ekonomike i lënë këtu. S’kanë as tualete . Ne dimër marrin rezistenca nga shtëpia”
“Kam 6 fëmijë këtu në shkollë. Kushtet me gjendjen që është janë të vështira pi po përpiqemi, kemi vajt në bashki, kemi bërë kërkesa, kam marrë edhe drejtorin e shkollës na thonë do rregullohet po se kur se dimë”- shprehen banorët.
Për drejtorin e shkollës Saimir Xhaferraj, numri i nxënësve është ai i vitit të shkuar, pavarësisht se shumë prej fëmijëve në fshat zgjedhin shkollat e qytetit.
“Ne si shkollë kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në bashkinë e Vlorës, na kanë premtuar që një projekt do të lëvrohet. Në vitin 2002 është bërë rikonstruksioni i fundit. Ka nxënës qe kanë ikur në Vlorë, pasi këtu behet mësimi në klasa të bashkuara”- theksoi ai.
Kryeplaku i fshatit Zaho Rrapaj tha për Euronews Albania, se nga 760 banore që janë të regjistruar si banorë të fshatit Kërkovë, vetëm 430 jetojnë aktualisht këtu, ku 108 prej tyre janë fëmijë në moshë për shkollë. Këtë vit në bankat e shkollës janë ulur vetëm 25 fëmijë, ndërsa të tjerët i janë drejtuar Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet