Prapaskenat, gazetari i kronikës shpjegon çfarë ndodhi në SPAK

21 Shtator 2022 | 21:21

Gazetari i Euronews Albania Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Now” ka treguar prapaskenat që ndodhën ditën e sotme në SPAK, ku u mor në pyetje Fatmir Mediu.

Zhabina tha se përveç tij është marrë në pyetje edhe ish-ministri i mbrojtjes Gazment Oketa,ndërsa shtoi pritet të thirren në SPAK dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurën e privatizimit të kompleksit “partizani”.

“Është pyetur dhe ish-ministri tjetër i mbrojtjes Gazment Oketa. Janë një sërë zyrtarësh që janë marrë me procedurën e privatizimit të këtij kompleksi që do të thirren nga SPAK. Një pjesë i ka listuar dhe Taulant Balla, siç janë dhe Sali Berisha dhe Arben Imami. Nuk ka ende një njoftim nëse këto do thirren apo jo. Është në tagrin e Prokurorisë. Është një çështje e vonuar, por Prokuroria është ende në kohë për ta hetuar. Akuzat janë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash.  Hetimi është regjistruar për pastrim parash”- tha ai.

Më tej ai theksoi se:  Për opozitën në SPAK është dosja e Gërdecit, por na është thënë se do merren edhe persona të tjerë përveç Mediut. Një tjetër hetim është edhe dosjet e lobimit për LSI-në kur janë dy hetime.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026