Aksioni kundër pallateve pa leje, qeveria ‘e dorëzon’ te IKMT e policia: S’ndërhyjmë

22 Shtator 2022 | 14:42

Aksioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ka ngecur. Nga Qeveria përditësimi i fundit për vijimin e tij është dalja publike e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi rreth dy javë më parë.

Ky ishte konfiskimi i dytë dhe i fundit publik. Euronews Albania pyeti përfaqësuesit e Qeverisë se në çfarë faze është operacioni. Pyetjes iu përgjigj ministrja Ogerta Manastirliu.

“Duhet që të kuptojmë diçka që është me rëndësi; ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në vendimet e organeve ligjzbatuese kompetente. Vendim i Qeverisë ka për synim thelbësor dekurajimin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri”, u shpreh ministrja.

Organet ligjzbatuese të këtij vendimi janë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit.

Sipas kësaj deklarate të ministres Manastirliu, qeveria e ka dorëzuar aksionin te këto dy struktura, të njëjtat që nuk duhet të kishin lejuar ndërtimin e tyre.

Paralelisht me konfiskimin në fillim të shtatorit u njoftua edhe nisja e hetimeve për nxjerrjen e zyrtarëve përgjegjës që nuk zbatuan ligjin. As për ecurinë e këtyre hetimeve nuk ka një njoftim nga Qeveria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026