Nga vjen mishi që hamë? Konsumojmë mbi 180 mijë tonë në vit, importi zë më pak peshë
Shqiptarët konsumojnë rreth 180 mijë tonë mish në vit. Pjesa më e madhe është përmes produkteve të përpunuara të tij.
Mbi 75 për qind e kësaj sasie sigurohet nga tregu vendas, ndërsa pjesa tjetër importohet. Importuesit kryesorë të mishit në Shqipëri janë Italia, SHBA, Greqia dhe Brazili.
Nga Italia importohen rreth 7 mijë tonë në vit. Një pjesë e kësaj sasie vjen në formën e mishit të përpunuar, si në rastin e dërgesave me salçiçet e kontaminuara për të cilat dha alarmin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Mishi që importohet i papërpunuar vjen kryesisht në formën e kafshëve të gjalla dhe mishit të ngrirë. Të gjallat hyjnë në vend, sipas një studimi të financuar nga BERZH, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania. Në formën e ngrirë, mishi importohet nga SHBA, Brazili dhe vende të tjera të Amerikës Latine.
Studimi financuar nga BERZH vëren se sallamet dhe salçiçet nga importi janë të pakta, duke treguar se ky sektor është konkurrues në vend me më shumë se 7 kompani që kanë të shtrirë aktivitetin në pjesën më të madhe të territorit.
Konsumi vjetor për frymë për shqiptarët është më pak se 70 kilogramë mish, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara është mbi 100 kilogramë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet