Sulmet kibernetike, Peleshi akuza opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të zezë

22 Shtator 2022 | 15:38

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të mos ekspozojnë Shqipërinë si një vend që nuk ka fuqi të mbrohet e të ndërtojë sisteme.

Peleshi tha se sulmet kibernetike nuk janë lojëra kalamajsh, ndërsa ka akuzuar opozitën se po bën lojën e një fuqie të zezë.

“Këto sulme kibernetike nuk janë lojëra kalamajsh dhe sulme adoleshente, nuk janë si në vendet që përmendët.

Ju po bëni pikërisht atë që do të donte një fuqi e zezë nga mbrapa të ndodhte në Shqipëri. Ju indirekt, me dritëshkurtësi, me verbëri politike, po bëni lojën e një fuqie të zezë. Po i kërkoni llogari qeverisë shqiptare se përse nuk paska qenë  100% imune në një domenë të ri. Ne nuk mund të bëjmë dot atë që ju pretendoni. Duhet të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Mos i nxini faqen vendit tonë. Mos e ekspozoni Shqipërinë si një vend i cili nuk ka fuqi të mbrohet e të ndërtojë sisteme. “- tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026