Sulmet kibernetike, Mediu: Të krijohet Agjencia e Sigurisë, partitë të reflektojnë

22 Shtator 2022 | 15:56

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nga foltorja e Kuvendit është shprehur se ka ardhur koha që të krijohet një Agjenci e Sigurisë Kombëtare, që të merret çdo ditë me analizën dhe problemet e sigurisë.

Mediu teksa ka folur për sulmet kiberentike, tha se është koha që opozita dhe mazhoranca të reflektojnë dhe së bashku të bëjnë atë që është më e mira për zgjidhjen e kësaj situate.

“Irani jo vetëm ka kryer sulme kibernetike por do të vazhdojë. Jo vetëm Irani por edhe vendet e tjera që nuk duan Shqipërinë të e as Ballkanin që të jetë pjesë e BE. Ky moment që po kalojmë duhet të na bëjë të reflektojmë në radhë të parë qeverinë. Një grup deputetësh që ishim në SHBA, kemi kërkuar që të kemi mbështetje të plotë nga NATO dhe SHBA. Është momenti që ta marrim seriozisht këtë situatë. Duhet të përpiqemi të bëjmë atë që është më e mira. Duhet të bëjmë një vlerësim të plotë të gjithë sistemeve tona, të shohim se ku i kemi problemet. Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështja e qeverisë, kjo është një nga gabimet që bëjmë ne në funksionimin e shtetit. Ka ardhur koha që të krijohet një Agjenci e Sigurisë tonë kombëtare që të merren me analizën e problemeve të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026