Putin kërkoi mobilizim ushtarak, albanologu: Shumë njerëz po ikin nga Rusia
Albanologu rus, Alexander Rusakov thotë se shumë qytetarë të Rusisë po largohen nga vendi pas kërkesës së presidentit Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Rusakov u shpreh se vendimi i Putin do e çojë Rusinë drejt përkeqësimit të situatës dhe katastrofës.
“Është një hap drejt përkeqësimit të situatës në Rusi, një hap drejt katastrofës. Protesta ka, por nuk janë shumë të forta dhe kjo është e kuptueshme. Për shkak të protestave mund të burgosen. Duket sikur shumica e përkrah politikën e Puitnit, por duket se në të vërtetë shumica nuk e përkrah atë. Nuk e dime se cila pjesë e popullsisë e përkrah Putinin.
Shumë njerëz në Rusi janë në panik për shkak të këtij vendimi, shumë njerëz kanë ikur nga Rusia. Kjo është vala e dytë e ikjes pas asaj që u bë pas fillimit të luftës. Ka shumë probleme sepse tani është shumë e vështirë të ikësh nga Rusia, për shkak të ndërprerjes së fluturimeve ajrore dhe refuzimit të disa vendeve që nuk duan qytetarë rusë në territorin e tyre.
Në deklaratën e pak ditëve më parë ku njoftoi mobilizim i pjesshëm ushtarak, Putin akuzoi Kievin se po tërhiqej nga bisedimet e paqes, duke vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë nga aleatët perëndimorë.
Ai nënvizoi se do të mbështesë referendumet në rajonet e Ukrainës dhe çdo prekje e tyre do të çonte në një përshkallëzim të luftës.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta