Meqemeja: Nuk jam kriminel, produktet ‘Wudy’ i konsumojnë edhe fëmijët e mi

22 Shtator 2022 | 18:32

Sokol Meqemeja, përfaqësuesi i kompanisë, “Frigo Food” që importon salçiçet ‘Wudy’ deklaroi se pas njoftimit të AKU-së se në këtë produkt ushqimor është konstatuar prani e një bakteri, e kanë paraqitur atë si kriminel që po helmon popullin.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Meqemeja tha se këto produkte i konsumojnë fëmijët dhe të afërmit e tij.

Ai u shpreh se AKU-ja duhet të ishte më qartë në lidhje me njoftimin që u bëri konsumatorëve.

“Duhej ta qartësonte AKU-ja që ky lot ka pasur probleme, ky lot është i bllokuar, produkti që po vjen, do vendosim alertin dhe kontrollin  por nuk është loti problematik me të cilën do vijojmë punën. Kjo do kalonte me qetë.

Më kanë nxjerrë me fotografi me kriminel sikur kam helmuar popullin. Unë dal, marr edhe familjen time. Këtu në emision po të doni, gatuajmë, fëmijët e mi dhe të afërmit e mi i konsumojnë. Unë jam i bindur që standardi i asaj fabrikë, është ndër më të mira në bote, defekte ka në të gjithë botën”, theksoi ai.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022