Katër rajone të Ukrainës mbajnë sot referendumet për bashkimin me Rusinë

23 Shtator 2022 | 07:31

Katër rajone të Ukrainës, të kontrolluara nga forcat ruse, do të zhvillojnë referendume këtë të premte për bashkimin me Rusinë.

Mbajtja e referendumeve është dënuar gjerësisht nga Perëndimi si e paligjshme dhe pararendëse e aneksimit të paligjshëm nga Moska, shkruan Reuters.

Votimi në provincat e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, që përfaqësojnë rreth 15% të territorit ukrainas, do të zhvillohen nga e premtja deri të martën.

Kundërsulmi i suksesshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë që Kremlini të përshpejtojë planet për të aneksuar territoret e kontrolluara nga trupat e tij.

Më herët, aleanca ushtarake e NATO-s deklaroi se mbajtja e referendumeve mund të krijojë një përshkallëzim të luftës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026