Protesta për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, avokatja: Është e nxitur politikisht

23 Shtator 2022 | 07:46

Avokatja Migena Balla thotë se protestat në Iran, pas vrasjes së një 22-vjeçareje e cila nuk kishte vendosur siç duhet hixhabin, janë të nxitura politikisht.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se protestat janë nxitur nga muxhahedinët që strehohen në Manzë të Durrësit.

“Nuk është hera e parë që një viktimë e gjendur në rrethana të caktuara, përdoret politikisht për të filluar protesta masive. Në datën 13 shtator, ajo lëvizje që e quan veten opozitare dhe demokratike, që janë muxhahedinët të vendosur në Manzë të Durrësit, kanë bërë deklaratë në faqen e tyre ku nxisnin rebelë, forca të aramtosura, agjentë të tyre në Iran, të reagonin me protesta të dhunshme deri në marrjen e pushtetit. Nxitja vjen direkt prej tyre”, theksoi ajo.

22-vjeçarja Mahsa Amin u rrah për vdekje, disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet shaminë e saj.

Policia hodhi poshtë dyshimet e mediave sociale se ajo ishte rrahur, duke thënë se e reja u sëmur teksa qëndronte me gratë e tjera në burg.

Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshme për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026