Aktorët e Vlorës kundër dekomunistizimit të artit: Ishin filmat më të mirë

23 Shtator 2022 | 10:47

Propozimi për ndalimin e shfaqjes së filmave të realitetit komunist, i ndërmarrë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, është quajtur absurd nga aktorët e vjetër të teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

“Vajtëm 32 vjet demokraci, e kanë kuptuar që ata filma u bënë për atë periudhë. Por unë shikoj anën artistike që ka shumë për t’i dhënë brezit të ardhshëm, të aktorëve të kinemasë. Është aset kombëtar arti skenik, kinematografik. Këto janë asete, të gjitha. Të heqim dhe të Ismail Kadaresë meqë ka shkruar për atë kohë, romanet e tij të famshme që u botuan në të gjithë botën”, u shpreh Jorgaq Tushe.

Për aktorin Artan Islami, filmat e xhiruar para viteve ’90, nga ana profesionale dhe artistike, janë filmat më të mirë që ka prodhuar Shqipëria gjatë gjithë jetës së saj.

“Duhej mbledhur mendimi i të gjithë aktorëve para se të bëhej propozimi, i të gjithë regjisorëve dhe kineastëve. Më duket më tepër politike sesa artistike. Mendimi im personal, do t’i mëshoja fort qëndrimit të tyre, se pastaj nuk do të kemi më një Kadri Roshi; një Robert Ndrenikë të atyre viteve; nuk do kemi më një Sulejman Pitarka; një Sandër Prosi; një Lizar Laska; një Pandi Raidhi; Llazi Sërbi; janë shumë. Për mua është absurd”, theksoi ai.

Për aktorin Ilirjan Ali, propozimi që vjen nga politika, ka nota dashakeqësie.

Debati për censurën ndaj filmave shqiptarë të kohës së komunizmit, është diskutuar edhe disa vite më parë, ndërsa hasi reagimin e fortë të personalitetve të artit dhe kinemasë shqiptare në vite.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026