Zjarret në pyje e kullota, Meta fton strukturat shtetërore të ruajnë jetën e qytetarëve
Me rritjen e temperaturave janë shtuar edhe vatrat e zjarreve në vend. Gjatë ditëve të fundit shumë pyje, kullota e pisha janë kapluar nga flakët, duke bërë që kjo pasuri të kërcënohet seriozisht.
Për këtë situatë mjedisore ka shprehur shqetësimin edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Me një reagim të shpërndarë për mediat, Kreu i Shtetit ka ftuar autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme për të neutarlizuar çdo vatër zjarri, e cila dëmton pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, Meta thekson se parësorja në këtë situatë është eliminimi i çdo rreziku, që mund të lë pasoja për jetën e qytetarëve.
Djegia e pyjeve dhe kullotave gjatë stinës së verës mbetet një fenomen shqetësues. Kjo dukuri për fat të keq ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, ndërsa ka pasur raste që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur