Të paktën 71 emigrantë të vdekur nga mbytja e varkës në brigjet e Sirisë
Trupat e 71 emigrantëve janë gjetur pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha ministri i shëndetësisë.
Njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus, shkruan CNN.
Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, besohet të kenë qenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur varka u mbyt të enjten.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por operacionet e kërkim-shpëtimit vijonë.
Zyrtarët shtuan se varka ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit.
Varka besohet se ishte nisur drejt Evropës kur u fundos.
Libani pret rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe pothuajse 14.000 nga vende të tjera, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Ai pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM