‘Meta na ka cenuar dinjitetin’, reagon Autoriteti i Dosjeve pas akuzave
Autoriteti për informimin me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar pas akuzave te ish-presidentit Meta.
Në këtë reagim thuhet se gjuha e përdorur nga Meta është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.
“Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet. Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
Autoriteti i Dosjeve kërkon që institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta