‘U trajtuan si kriminelë’, reagimet për arrestimet te Trauma
Pas arrestimit të dy mjekëve dhe një infermiere të cilët u kapën në flagrancë teksa merrnin para nga pacientët ka reaguar Spitali Universitar i Traumës i cili kërkon që organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e së vërtetës.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë e ka cilësuar show arrestimin e mjekut, ndërsa reagimin e spitalit, të turpshëm pasi përkrah forma të tilla trajtimi nga shteti ndaj bluzave të bardha.
Edhe nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë thotë se pamje të tilla nuk i shërbejnë askujt që kërkon të përmirësojë shërbimin shëndetësor.
Mjekja shqiptare nga Gjermani, Aurora Dollenberg tha në Euronews Albania se stafi i mjekëve duhet vlerësuar në mënyrë që të mos ndodhin fenomene të tilla.
“Çfarë bën politika dhe shteti që të rregullojë këto lloj problematikash. Nuk duhet të merremi me individin, por me fenomenin. Shëndetësi falas do të thotë kur shkon në shtet nuk duhet të paguash, ky premtim duhet të mbahet. Shteti të paguajë mjekun mjaftueshëm,” – u shpreh Dollenberg
Avokati Sajmir Vishaj theksoi se policia e provokoi mjekun Marku.
“Në rastin konkret jemi përpara një provokimi të një punonjësi të infiltruar të policisë, ku vepra nuk mund të ishte kryer nëse polici nuk do e stimulonte,” – tha avokati.
Juristi Redi Ramaj ngre pyetjen se përse nuk përdoren këto metoda për të hetuar tenderët apo shkeljet në institucionet e tjera shtetërore.
“Për vlera qesharake bëhet një show kaq i madh për t’i dhënë publikut mesazhin që ne të arrestojmë në fillim e më pas të hetojmë. Kjo është e papranueshme,” – tha Ramaj.
Mjekja dhe infermierja që u shoqëruan të premten në polici janë marrë në pyetje dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni