Abakarov ‘vishet’ me Himnin shqiptar, mundësi tregon synimet
1 javë pasi ngriti lart flamurin shqiptar duke rrëmbyer medaljen e artë në botërorin e mundjes në Beograd, Zelimkhan Abakarov është pritur në pallatin e sportit Fahrie Hoti në kryeqytet.
Nën Himnin kombëtar, nisi ceremonia për mikpritjen e mundësit me nënshtetësi shqiptare.
29-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet ndërkohë që na tregon kundërshtarin më të fortë me të cilin u përball.
“Çdo ëprleshje ka qenë një mundje e vështirë, prandaj dhe nuk mund të nënvlerësohej asnjëherë, por ajo që unë mund të vlerësoja, ishte ndeshja në gjysmë finale kundër vendasit serbë, i cili synonte medaljen e artë.”
Shqipëria ishte shumë pranë një tjetër medalje në Beograd e cila u humb në sekondat e fundit.
“Ne ishim më pak se 30 sekonda rreth medaljes së bronzit dhe sinqerisht, ka qenë një gëzim dhe dëshpërim, por unë mendoj se ka qenë një sukses”
Për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli medaljet e arit duhet të synohen dhe në Lojërat Olimpike.
“Objektivat tonë janë që medaljet nuk duhet të jenë vetëm botëror por dhe në Olimpiadë. Unë e kam thënë dhe e them se mundja, peshëngritja, boksi, janë sportet që shqiptarët e kanë traditë”- tha Fidel Ylli.
Në datat 23-24 shtator zhvillohet kupa e republikës së Shqipërisë në mundje për të rritur.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor