Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore

24 Shtator 2022 | 17:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.

Kurti, duke iu përgjigjur deklaratës se presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se ka informacione që kryeministri i Kosovës ka qenë në kërkim të artilerisë me rreze veprimi më shumë se 10 kilometra, u shpreh se ky i fundit është një president i frikës dhe i kërcënimit.

“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të Mbrojtjes, kemi ministër të Punëve të Brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjin tonë verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me Federatën Ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, -tha Kurti  në një deklaratë për mediat e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026