Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski bëri të ditur se akreditimi i ambasadorit iranian do të revokohet dhe stafi diplomatik iranian në Kiev do të reduktohet.
Ky vendim, vjen si shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve që Irani ka kryer në Rusi, shkruan Al Jazeera.
“Sot ushtria ruse përdori dronët iranianë për sulmet e saj në rajonin e Dnipropetrovsk dhe Odesa. E udhëzova Ministrinë e Punëve të Jashtme që të reagojë fuqishëm ndaj këtij fakti”, theksoi ai.
Irani ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.
Zyrtarët në Teheran kanë deklaruar më parë se Irani nuk do të ndihmonte asnjërën palë në luftë pasi mbështeti zgjidhjen e tij përmes dialogut.
Në mesin e shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Iranin dhe u takua me homologun e tij, Ebrahim Raisi.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona