Irritohet Ramush Haradinaj: Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti

25 Shtator 2022 | 20:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ndalë grevën e arsimtarëve ose të japë dorëheqjen.

Në një postim që ka bërë në ‘Facebook’, shkruan se kryeministri i një vendi ose duhet të gjejë zgjidhje menjëherë për situatën e krijuar në Kosovë ose duhet të japë dorëheqjen.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”- ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

“Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”- shtoi ai.

I indinjuar ai i ka drejtuar dhe disa pyetje të parit të qeverisë së Kosovës, ndërsa i ka kërkuar që të shkarkojë dhe ministren e arsimit nga detyra.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde? Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”- përfundon postimin ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026