Rekord të infektuarish dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri

4 Gusht 2020 | 14:22

130 raste të reja të infektuar me COVID-19 dhe 4 humbje jete ka pasur në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç si dhe një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në total numrin e viktimave nga COVID-19 në 176 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, ditën e fundit janë kryer 546 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 persona, duke shënuar numrin më të lartë të arritur në një ditë të vetme që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë komunikatës ku bëri të ditura të dhënat më të fundit tha se, situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

“U kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj”, u shpreh znj. Tomini.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale            43203

Raste pozitive              5750

Raste të shëruara         3054

Raste Aktive                2520

Humbje jete             176

(Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1404

Durrës                   302

Shkodër               231

Fier                        103

Vlorë                     94

Lezhë                    87

Korçë                     82

Kukës                    74

Elbasan                 54

Berat                     33

Dibër                     31

Gjirokastër          25

 

Lexoni gjithashtu:

Spitalet 140 ditë punë pa pushim, apeli i Manastirliut: Nëse i respektojmë rregullat mund t’ia dalim

Beteja e politikanëve me COVID-19, kush janë infektuar dhe kush ka mundur të shërohet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026